Sport

Live: Drita – Gjilani

Derbi numër 33 kampional pasluftës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit po numëron orët e fundit para nisjes, teksa tashmë dy trajnerët kanë hedhur në ngrohje formacionet startuese, shkruan Gazetasheshi.com.

Të dy trajnerët sikurse Ardian Nuhiu, po ashtu edhe Gentjan Mezani ndeshjen e kanë nisur me sistem të njejtë 4-2-3-1, ndërkohë që nuk kanë munguar as befasitë në formacionet titullare.

Drita do të futet e kompletuar në këtë përballje, ndërkohë te Gjilani nuk i’a ka dalur të riaftësohet Franc Veliu, i cili së bashku me Tomislav Busiç dhe Keita Razak do jenë mungesat e mëdha te “kuqebardhët” për këtë takim.

Gazeta “Sheshi” do ju mbaj të informuar në mënyrë kronologjike nga ky takim:

LIVE

Drita – Gjilani 13:30

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Fustar Rapa, Jackson, Keita, Musolli, Kurtaj, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi

Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

Postime të ngjajshme
Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun

Sport

Rashica në vetizolim

Sport

Gjigantët evropianë interesohen për yllin e Real Madridit

Sport

Jo vetëm italianët, ja çfarë shkruajnë mediat franceze për Mirlind Dakun