Lajme

Lista “Guxo” ndahet edhe zyrtarisht në Ferizaj

KQZ-ja deri më tani ka pranuar 6 aplikime të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale. Mirëpo, në këto aplikime vërehet se Lisa “Guxo” në Ferizaj është regjistruar me dy emra të ndryshëm si Lista “Guxo” dhe si “Ne Guxojmë”.

Koordinatori i degës së Listës “Guxo” dhe asamblist në kuvendin komunal në Ferizaj, Balton Dërguti, për Demokracia.com ka treguar arsyen se pse janë regjistruar dy iniciativa qytetare nga Lista “Guxo”.

“Ne kemi aplikuar si ne guxojmë për shkak se një grup tjetër për me na blloku emrin neve kanë aplikuar para neve. Është fjala për ata të Prishtinës që të mos na lejojnë neve si Lista Guxo, kanë aplikuar para neve për me blloku dhe ne tani jemi detyruar me bë një modifikim. Tash ne jemi me emrin ne guxojmë, dhe kemi dashtë me iu tregu që ju s’keni guxim ne kemi guxim. Deputeti Burim Karameta që është i Ferizajt ndoshta edhe me disa deputet të tjerë janë ngutë që të bo regjistrimin vetëm në Ferizaj sepse vetëm ne Ferizaji kemi paralajmëruar që do të aplikojmë do të thotë për këtë emër”, tha Dërguti.

Ai më tej tha se kjo ka qenë vetë një tendencë që të bllokojnë emrin në KQZ, pasi që siç tha Dërguti, kjo iniciativë nuk do të hyjë në garë në zgjedhjet lokale, sepse sipas tij do të jetë pjesë e listës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tendenca ka qenë që të na bllokojnë emrin neve, për ndryshe ata me këtë iniciativë që e kanë regjistruar nuk kanë me hy në garë, vetëm e kanë regjistruar me na blloku emrin. Përndryshe ata janë deklarua publikisht që do të jenë me një listë me Vetëvendosjen. Ndërsa ne që kemi aplikuar me “Ne guxojmë”, do të hyjmë vetëm në zgjedhje”, tha Dërguti.

Kujtojmë se KQZ-ja deri më tani ka pranuar 6 aplikime të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetar komune apo për kuvende komunale.

Nga këto 6 aplikime, 3 prej tyre janë iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur. Ndërsa periudha për regjistrim përfundon më 16 gusht./Demokracia.com/

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur