Sport

Lista e ngushtë me katër sulmuesit që mund ta zëvendësojnë Agueron te Barcelona, tre vijnë nga Liga Premier

Barcelona ka hartuar një listë të ngushtë me katër lojtarë për të siguruar mbulim për sulmuesin Sergio Aguero, pasi ai pritet të mungojë së paku tre muaj shkaku i problemeve shëndetësore me zemër.

Aguero ka mbetur jashtë fushës për të paktën tre muaj pasi pësoi vështirësi në frymëmarrje gjatë barazimit 1-1 të së shtunës me Deportivo Alavesin.

33-vjeçari i është nënshtruar një ekzaminimi kardiologjik dhe është diagnostikuar me aritmi kardiake – një çrregullim i ritmit të zemrës.
Gazeta Sport pretendon se klubi tani është në kërkim të një sulmuesi të ri me Martin Braithwaite dhe Ousmane Dembele gjithashtu jashtë fushave shkaku i problemeve të shumta me lëndime.

Tre prej tyre janë aktualisht në Ligën Premier me emra si Edinson Cavani i Manchester Unitedit, Raheem Sterling i Manchester Cityt dhe dhe Alexandre Lacazette i Arsenalit.

Cavani nënshkroi një zgjatje njëvjeçare me Djajtë e Kuq në verë dhe pritet të largohet kur të skadojë verën e ardhshme.

34-vjeçari ishte i lidhur me një kalim te Barcelona në ditën e fundit, por vendosi të qëndrojë në Old Trafford.

Lacazette po ashtu i skadon kontrata në vitin 2022 dhe kjo do të thotë se Barcelona mund të tërheqë secilin prej tyre për një çmim minimal.
Sterling ka nisur vetëm gjashtë ndeshje gjatë gjithë sezonit për Cityn dhe koha e tij si lojtar titullar ka përfunduar nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Reprezentuesi anglez ka të ngjarë të jetë më i shtrenjti i grupit, pasi i kanë mbetur edhe disa vite në marrëveshjen e tij.

Emri i katërt në listë është emëruar Karim Adeyemi, i cili ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje për RB Salzburg këtë sezon dhe ka bërë përshtypje në Ligën e Kampionëve.

Klube të tjera që thuhet se janë të interesuara për 19-vjeçarin janë Real Madrid, Liverpool dhe Borussia Dortmund.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *