Lajme

Lista e kandidatëve të LDK-së për deputetë nga Podujeva

Agim Veliu, Fatlume Jaha, Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni dhe Visar Hoti janë pesë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të propozuar për deputetë nga Dega në Podujevë.Emrat e tyre janë propozuar sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, ka mësuar Gazeta Insajderi nga një burim i mirë informuar.Sipas këtij burimi, Dega e LDK-së në Podujevë ka vendosur për propozimin e kryetarit të saj, aktualisht ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliut, si kandidat për deputet.

Një mundësi tjetër për të fituar ulëse në kuvend do ta kenë edhe tre ish-deputetët e LDK-së nga Podujeva: Fidan Rekaliu, Visar Hoti dhe Ekrem Hyseni.
Ndërkaq, LDK-ja në Podujevë ka vendosur që në listën e kandidatëve të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit të propozohet edhe Fatlume Jaha. Ajo do t’i hyjë garës për deputete për herë të parë në këto zgjedhje.Jaha është po ashtu anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Së fundmi, ka shërbyer si asambliste në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Javën e kaluar, u.d. e presidentes, Vjosa Osmani mori vendim që me datën 14 shkurt në Kosovë të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në këtë mënyrë zonja Osmani shpërndau edhe parlamentin, përkatësisht legjislaturën e shtatë të Kosovës.Partitë politike kanë afat deri ditën e nesërme (e martë), në ora 18:00, që t’i dorëzojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore