Sport

Lista e Challandes për miqësoret në Antali: 10 futbollistë nga Superliga

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor.

“Dardanët” në këtë cikël të ndeshjeve kontrolluese do të luajnë kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, raporton Demokracia.com.

Për dallim nga lista e parë e publikuar nga trajneri zviceran për ndeshjet kundër San Marinos e Maltës, këtë herë Challandes ka ftuar 10 futbollistë nga Superliga e Kosovës.

Prishtina dhe Ballkani dominojnë sa i përket numrit të lojtarëve të ftuar.

Bajram Jashanica, Blend Baftiu, Arbër Hoxha, Armend Thaqi e Mirlind Daku janë lojtarët e ftuar të klubit të Ballkanit.

Ndërkohë, nga Prishtina janë të ftuar Gledi Mici, Endrit Krasniqi, Leonit Abazi dhe Lumbardh Dellova.

Ndërsa nga Trepça ’89 është ftuar kapiteni, Muharrem Jashari.

LISTA E PLOTË:

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”