Lajme

Lirohet nga burgu personi që vrau hajnin në Shtime

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të dyshuarit për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Nuhi Nrecaj, i është zëvendësuar masa e paraburgimit, me atë të arrestit shtëpiak.

Një vendim të tillë, e ka marr të mërkurën Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në këtë rast, bashkë me Nuhi Nrecajn, për të njëjtën vepër penale, akuzohet edhe Avni Nrecaj, lidhur me rastin që kishte ndodhur më 7 gusht 2019, në fshatin Godanc të Komunës së Shtimes, të cilët kishin vrarë njërin nga tre të dyshuarit për grabitje në shtëpinë e tyre.

Gjykatësi i rastit, Ibrahim Idrizi, ka thënë se ndaj të dyshuarit Nrecaj, më 8 gusht 2019, ishte caktuar paraburgimi, e cila masë do të skadonte më 5 shtator 2019.

Lidhur me këtë, prokurori Veton Shabani kishte dorëzuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Nuhi Nrecajt, si dhe vazhdimin e arrestit shtëpiak për të dyshuarin tjetër, Avni Nrecaj.

“Arsyeja kryesore për çka është duke u kërkuar edhe vazhdimi i kësaj mase të paraburgimit është se një predhë gjendet ende në trupin e tani të pandehurit, dhe me qëllim të sqarimit të plotë të asaj ngjarje, për ne është e nevojshme që në konsultim me mjekët, ajo predhë të hiqet, në mënyrë që e njëjta të krahasohet me predhat e tjera dhe me armën, e cila është konfiskuar në vendin e ngjarjes. Prandaj edhe kemi paraqitur këtë kërkesë, deri sa të grumbullohen të gjitha provat, ku më pas do të analizohen të gjitha veprimet që do të shkojnë edhe deri tek kualifikimi i kësaj vepre penale, qoftë si mbrojtje e nevojshme, vrasje, apo tejkalim i mbrojtjes së nevojshme”, ka thënë Shabani.Për caktimin e kësaj mase, kishte kundërshtime nga mbrojtësi i të akuzuarit Nrecaj, avokati Xhemajl Ahmeti.

Pas kësaj, gjykatësi Idrizi ka obliguar të pandehurit Nrecaj që gjykatës t’ia dorëzojë pasaportën e Republikës së Kosovës, si dhe leje qëndrimin e shtetit të Zvicrës, në mënyrë që ai të mos ketë mundësi të largohet nga Kosova dhe nga vendbanimi i tij, shkruan Betimi në Drejtësi.

Ndryshe, sipas kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 7 gusht 2019, rreth orës 03:20, në fshatin Godancë të Komunës së Shtimes, të pandehurit Nuhi dhe Avni Nrecaj, me dashje kishin privuar nga jeta tani të ndjerin, F.G, i cili së bashku me tre persona të tjerë të maskuar, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të dyshuarve për të kryer grabitje.

Në kërkesë thuhet se me t’i vërejtur grabitësit, i pandehuri Nuhi Nrecaj, kishte filluar të përleshet fizikisht me tani të ndjerin, ku edhe plagohet me armë zjarri në këmbën e djathtë nga njëri prej tyre.

Sipas kërkesës, grabitësit kishin arritur të largoheshin nga shtëpia, me ç’rast të pandehurit e kishin ndjekur deri në rrugën kryesore të fshatit dhe diku pas 300 metrash kishin arritur që ta kapnin dhe përsëri ishin përleshur me të njëjtin, ku gjatë përleshjes, me një thikë e kishin goditur në pjesë vitale të trupit, ku nga këto goditje, ai kishte mbetur i vdekur.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat