Sport

Lirim Kastrati reagon pas fitores së Kosovës, komenton rastin e humbur dhe paralajmëron Greqinë

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar rezultat historik sonte në Batumi, raporton FrontOnline.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë regjistruar fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në “Batumi Arena”, Kosova shënoi fitore të artë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal, 0:1.

Pas fitores së sotme të Kosovës, ka ardhur reagimi i futbollistit të Kosovës, Lirim Kastratit.

“Tash u kthyem ne zanatin e vjetër, të humbim shanset. Unë e humba shansin, jam i lumtur për fitoren e parë”, ka thënë Kastrati.

“Jemi më të motivuar me ndeshjen ndaj Greqisë, besoj jo veç unë por të gjithë kemi me dhanë maksimumin. Nuk do të ndalemi. Edhe me pas ardhë me ekipin ndoshta e kisha humb atë shans”, tregoi ai.

“Nuk ka lidhje si kam ardhë, do të ndihesha keq nëse nuk do të kishim fituar. Shumë i sigurt që do ta kalojmë edhe me sukses ndaj Greqisë, sepse do të kemi edhe Milotin”, shtoi ylli i ri i Legia Varshavës.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar