Sport

Liridon Leci i zbulon 11 më të mirët, me të cilët ka luajtur në karrierën e tij

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Liridon Leci, në verën e vitit 2021 ka vendosur t’i “varë këpucët në gozhdë”, shkruan Zeri.info.

Ish-mbrojtësi kosovar i ka dhënë fund karrierës së pasur dhe të lavdishme.

Karizmatiku Leci ka thënë “mjaft” pas më shumë se dy dekadash, në moshën 36-vjeçare.

Ai ka luajtur në klubet si Kosova e Prishtinës, Prishtina, Hajvalia, Drita e Llapi në Kosovë, derisa në Shqipëri është paraqitur për Elbasanin, Flamurtarin e Vlorës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës dhe Kastriotin e Krujës.

Leci e pati një eksperiencë disavjeçare edhe në Suedi, ku kishte luajtur për Kalmarin dhe Landskronan.

“Doni” ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës. Gjithashtu ishte pjesë e ekipit U-21 të Kombëtares shqiptare.

Po ashtu e ka zhvilluar një ndeshje edhe me Kombëtaren A të Shqipërisë.

Leci gjatë karrierës ka luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë.

Në një bisedë për “Zeri.info”, Liridon Leci e ka përpiluar 11-shen më të mirë, me të cilën ka luajtur në karrierë në sistemin 4-2-3-1.

Në portë i vendosur Etrit Berisha. Vija e mbrojtës përbëhet nga Driton Krasniqi në të djathtë, Alban Dragusha si kapiten në qendër së bashku me Ardian Cuculin e Renato Arapi në të majtë.

Dyshja para mbrojtës përbehet nga Debatik Curri dhe Lorik Boshnjaku. Përpara tyre në qendër e ka vendosur Endrit Krasniqin, Xhevdet Shabanin në të majtë, kurse Bekim Kulin në të djathtë.

Sulmuesi më i mirë me të cilin ka luajtur Liridon Leci në karrierë është Daniel Xhafaj, teksa trajneri më i mirë me të cilin ka stërvitur është Ilir Daja.

Leci gjatë karrierës ka luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë.

Në të ardhmen atë mund ta shohim përsëri në stadium, por jashtë vijave të fushës.

“Unë nuk mund ta paramendoj veten larg futbollit. Jam duke u shkolluar për trajner. Në të ardhmen e shoh veten duke punuar dhe duke e udhëhequr ndonjë ekip, pse jo në Superligë”, zbulon tutje Liridon Leci.

Related posts
Sport

Ofendoi gjyqtarin, dënohet Nderim Nexhipi

Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *