Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Muaji maj i vitit 2016 është muaji historik për futbollin kosovar.

Në këto dy data, Kosova u pranua me të drejta të plota në instancat më të larta të Futbollit, në UEFA dhe FIFA.

Emisioni “Expose” prodhim i Gazetës Blic, ka realizuar dokumentar mbi këto dy data historike për futbollin tonë, tashmë kur janë bërë 5 vite nga këto ngjarje të mëdha.

Pjesë e këtij dokumentari me me rrëfimin e tij është edhe futbollisti i mirënjohur kosovar, Liridon Leci.“Unë kam qenë pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës që nga grupmosha. Ne kemi kaluar periudha të vështira kur nuk ishim të pranuar. Më kujtohet koha kur Albert Bunjaku më ftoi, por klubi suedez nuk më lejoi të bashkohem me Kosovën, sepse ata thanë kush do të marrë përgjegjësitë më vonë nëse lëndohesh”.

“Me një fjalë ne kemi luajtur vetëm ndeshje miqësore pa ndonjë objektiv. Në ditën e pranimit të Kosovës në UEFA, unë isha para mediave dhe me të vërtetë ishin lajmet që më entuziazmuan shumë, sepse të gjithë punuan shumë në krye me Presidentin Fadil Vokrri”.

”Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve me Dritën, ishte një emocion i madh dhe kjo u kurorëzua me dy gola të mi. Unë festova me njëshqiponjë sepse ishte koha kur Xhaka dhe Shaqiri festuan në mënyrë të ngjashme me Serbinë në ato ditë“, tha Leci për për dokumentarin “Expose”

Postime të ngjajshme
Sport

Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen që preku zemrat e të gjithëve

Sport

Batatina: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, ne jemi Llapi i Fadil Vokrrit

Sport

Skuadra e Ligës së Parë iu jep shkollë atyre të Superligës, nënshkruan me sponsorin e Kosovës dhe bën prezantim fantastik të fanellave

Sport

EKSKLUZUVE: Ilir Avdyli pritet që të transferohet te kjo skuadër