Sport

Liridon Latifi bëhet me skuadër të re, nesër pritet zyrtarizimi i tij

Liridon Latifin e presin nesër në Shkodër.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin shkodran, se bisedimet mes palëve janë në rrugë të mbarë dhe gjasat janë që të enjten të firmoset zyrtarisht marrëveshja mes palëve.

Vllaznia i ka ofruar mesfushorit një kontratë 2-vjeçare, duke e bindur për pagën mujore, e cila e bën Latifin një prej lojtarëve më të paguarve në Superiore.

Ai u bë i njohur në kampionatin shqiptar si pjesë e Skënderbeut, ndërsa më pas u shit në Hungari për 900 mijë euro te Pushkash Akademi.

Postime të ngjajshme
Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë

Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova