Sport

Liridon Krasniqi ftohet për herë të parë nga Përfaqësuesja e Malajzisë

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Malajzisë.

Krasniqi do të jetë i ftuar për dy ndeshje miqësore që zhvillohen gjatë muaji maj.

Madje ish-lojtari i Kosovës do të udhëtoj për në Malajzi dhe para këtyre ndeshjeve do të vaksinohet me vaksinën anti-Covid19.

“Një total prej 38 lojtarësh kombëtarë do të marrin vaksinën duke filluar nga 19 prill, përpara se të nisen për në Shtetet e Bashkuara Arabe në ndeshjet para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ dhe Kupën Aziatike. Në këtë numër, përfshihen edhe tre lojtarë jashtë vendit. Liridon Krasniqi, Luqman Hakim dhe Junior Eldstal”, shkruhet në njoftimin e Përfaqësueses de Malajzisë

Malajzia gjatë muajit maj do t’i luajë dy miqësore, para ndeshjeve të rëndësishme në qershor, ndaj Emirateve të Bashkuara të Arabisë, Vietnamit dhe Tailandës.

Kujtojmë që Liridon Krasniqi është duke luajtur për klubin e A-League në Australi, Newcastle Jets.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s