Liridon Fetahaj është futbollisti më i ri i skuadrës së FC Ballkanit.
Fetahaj në një prononcim për BlicMedia ka folur për transferimin e tij te Ballkani si dhe për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Ballkanit. Do të mundohem të jap maksimumin tim që ti arrij objektivat e ekipit. E falendëroj trajnerin Ismet Munishin dhe Presidentin Arsim Kabashin që ka bërë gjithqka që të jem pjesë e tyre”, ka thënë fillimisht Fetahaj.
Ai më tej ka folur edhe për ndeshjen të cilën skuadra e Ballkanit e zhvillon ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së parë të IPKO Superligës.
“Ne çdo ndeshje shkojmë për fitore. Për mua është ambient i ri, mirëpo objektivat e klubit dihen. Nuk ka ndeshje të lehtë, Dukagjini ka super ekip me shumë lojtar cilësor. Do të jetë e vështirë”, ka deklarauar Liridon Fetahaj për BlicMedia.
Dukagjini – Ballkani luhet ditën e diel me fillim nga ora 17:00. /BlicMedia.net