Sport

Liria – Ferizaj, ky është rezultati i miqësores

Liria ka triumfuar përballë Ferizajt në duelin miqësor të zhvilluar të premten në Durrës, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Naxhi Shensojit e ka tmerruar Ferizajn me rezultat të thellë 4-0. Në këtë takim realizuan dy përforcimet e ardhura në këtë afat kalimtar Borislav Baldzhiyski dhe Miljan Vlaisavljeviç. Të dy futbollistët realizuan nga dy gola.

Ndryshe, skuadra prizrenase u ndesh të mërkurën me Flamurtarin, takim i cili u mbyll me shifra të barabarta.

Në kuadër të fazës përgatitore, ‘bardhezinjtë’ do të zhvillojnë edhe një takim tjetër të dielën, me ç’rast sfidohen nga Vitia.

Liria do të kërkojë rikthimin në elitë këtë edicion pas dy vitesh qëndrimi në Ligën e Parë.

Postime të ngjajshme
Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin