Sport

Liria ‘blindon’ me kontrata pesë talentet e skuadrës

Krerët e klubit të Lirisë duket se janë duke menduar për të ardhmen. Klubi prizrenas ka ‘blinduar’ me kontrata talentet e rinjë, transmeton Gazeta Metro.

Blerim Sahitaj, Edison Rakaj, Osman Laqi, Endrit Berisha e Fatjon Kuqi, kanë vënë firmën me ‘bardhezinjtë’, për periudhën tre vjeçare.

“Kemi nënshkruar kontrata me lojtarët e rinj:Sahitaj, Rakaj, Laqi, Berisha e Kuqi, që janë futbollistë me perspektivë. Ne, si klub presim shumë nga ta, në të ardhmen.Këta vijnë nga shkolla jonë e futbollit. I njohim cilësit e tyre dhe presim me punë të dëshmohen” – tha pas nënshkrimit të kontratave me futbollistë, Erxhan Dana, drejtor.

Në emër të futbollistëve nënshkrues, Blerim Sahitaj për faqen zyrtare të klubit tha: “Jemi të lumtur për mundësinë dhe arritjen e marrëveshjes.Shpresojmë që të dëshmohemi dhe bashkarishtë të arrijmë suksese”.

Klubi i Lirisë gjithashtu ka njoftuar se në ditët në vijim priten të prezantohen emra të rinjë e të dëshmuar.

Liria blindon me kontrata perspektivëtBlerim Sahitaj, Edison Rakaj, Osman Laqi, Endrit Berisha e Fatjon Kuqi, kanë…

Posted by LIRIA FC on Saturday, 1 August 2020

 

Postime të ngjajshme
Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë

Sport

Reagon Prishtina, tregon se a do të testohet pas kontaktit me kryeministrin Hoti

Sport

Përfundon ndeshja dramatike në Wembley, kjo skuadër i bashkohet Premierligës

Sport

Lampard fillon pastrimin, 10 lojtar mund të largohen nga Chelsea