Sport

Liqeni mëson orarin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Liqeni, me të mësuar kundërshtarët për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve, tani është zbuluar edhe orari i ndeshjeve, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra kampione e Kosovës është në Grupin H, bashkë me TSV Weillimdorf Futsal (Gjermani), London Helvecia Futsal Club (Angli) dhe Tavsancali SK (Turqi).

Ndeshjen e parë fituesit e Superligës së Kosovës në futsall, do ta luajnë ndaj Tavsancli nga Turqia me datë 21 gusht, ndërsa me 22 gusht do të përballen ndaj anglezëve Helvecia të dy këto ndeshjen zhvillohen nga ora 17:00.

Kurse, takimin përmbyllës të grupi e luajnë ndaj Weillimdorf nga Gjermania me datë 24 gusht nga ora 20:00.

Ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani dhe do të jenë me sistem direkt, teksa fituesi i grupit kalon tutje në “Main Round”.

Klubi nga Drenasi ka premtuar se me angazhim maksimal do të mundohen të prezantojnë Kosovën sa më mirë në Ligën e Kampionëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti