
Lionel Messi thuhet se është duke kërkuar nga krerët e klubit të Barcelonës që t’i ofrojnë kontratë të re Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguain u bashkua me katalunasit në verën e vitit 2014, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2021.
Kohëve të fundit ka pasur shumë spekulime që lidhin Barcelonën me transferimin e një sulmuesi të ri, si zëvendësues të 32 vjeçarit.
Por, Lionel Messi thuhet se nuk e dëshiron transferimin e ndonjë zëvendësuesi dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë kontratë të re Suarezit, raporton ‘Mundo Deportivo’.
Luis Suarez ka zhvilluar 22 ndeshje në këtë sezon me Barcelonën në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar 14 gola e 10 asistime dhe së bashku me Messin janë ndër sulmuesit më të rrezikshëm në botë.