
Ardian Limani, mbrojtësi i Dritës thotë se mungesa e Blend Baftiut në formacionin e vitit është mëkat.
Limani thotë se Baftiu zhvilloi ndeshje shumë të mira këtë vit dhe e meritoi të përfshihej në formacionin më të mirë të vitit, ndërsa gjithashtu thotë se pajtohet me pjesën tjetër të formacionet.
“Mendoj që është mëkat që Blend Baftiu nuk ishte në formacionin e vitit, për atë se çka ka bërë gjatë gjithë vitit, me pjesën tjetër të formacionit pajtohem”, tha Limani për ‘Arena Sportive’.
“Numri i golave që ka shënuar Blend Baftiu si mesfushor, ndoshta nuk i shënon as një sulmues, por nuk po ia mohoj cilësitë as të tjerëve që janë në formacion”, përfundoi ai.