Sport

Limani: Do ishte më rrezik nëse Bekim Isufi do të emërohej trajner i Ballkanit

Skuadrat elitare kosovare aktualisht janë në pushim, me Dritën që ka dimëruar si lidere.

Befasia më e madhe pas përfundimit të stinorit vjeshtor ishte shkarkimi i trajnerit Ismet Munishi nga Ballkani.

Munishin te Ballkani e zëvendeësoi Bledi Shkëmbi, vendim të cilin e ka komentuar edhe futbollisti i Dritës, Ardian Limani.

Limani ka thënë se më rrezik do të ishte sikur Ballkani ta emëronte Bekim Isufin në krye të skuadrës.

“Do të ishte rrezik po të vinte Bekim Isufi te Ballkani, pasi ai i njeh më mirë futbollistët e Ballkanit”, deklaroi Limani në “RTK”.

“Ai e njeh edhe ligën tonë, dhe është trajner ofanziv, andaj do ta ngjallte skuadrën”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës