Lajme

Limaj: Një koalicion i sinqertë e me zemër PDK- NISMA i fiton zgjedhjet në Kosovë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Lima, ka thënë se nëse do të kemi një koalicion NISMA-PDK, koalicion i vendosur dhe i sinqertë dhe me objektiva të qarta i fiton zgjedhjet.

Limaj ka përsëritur se një koalicion i mirëfilltë, me zemër dhe i fuqishëm dhe me këtë kauzë për vlerat kombëtare dhe ngjalljen e shpirtit tonë kombëtar, në bashkimin e energjive pozitive të këtij vendi ku po rrezikohen këto vlera, koalicioni NISMA-PDK i fiton zgjedhjet.

Limaj në një nga televizionet lokale në Malishevë, ka thënë se, NISMA Socialdemokrate dhe unë si drejtues i saj jemi të gatshëm për partneritete dhe si e tillë do të vazhdoj të jetë në skenën politike, por ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi.

Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi, ka thënë Limaj Limaj gjithashtu ka thënë se, qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të bashkuar identitetet partiake për një objektivë të vetme, mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel