
FC Prishtina pa ndryshime, por me objektiva të mëdha për pranverën e nxehtë.
Skuadra bardhekaltër ka nisur stërvitjet, derisa objektivat i ka të qarta.
Përforcimi i madh i verës, Sabien Lilaj, beson në një pranverë më të mirë të tij.
“Po mundohem të ambientohem, nuk kam pasur fat me dëmtimet, tani kam ardhur me një dëshirë tjetër dhe kam kohë të përgatitem në fazën përgatitore”, ka thënë fillimisht futbollisti nga Shqipëria për “Zeri.info”.
Lilaj ka shuar zërat për një largim të mundshëm nga FC Prishtina.
“Kam firmosur për tri vite me skuadrën, do ta vazhdoj projektin që kemi nisur dhe shpresoj se do ta mbylli me sukses”, tregon Sabien Lilaj.