
Sabien Lilaj dhe Prishtina mund të ndahen në këtë afat kalimtar, përcjellë Gazeta Olle.
Sipas “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Lilaj po i kërkon Prishtinës shkëputjen e kontratës pasi që veç se ka arritur marrëveshje me Partizanin.
Kujtojmë se mesfushori i njohur ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kryeqytetasit, teksa paraqitjet e tij nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe paga e tij është shumë e lartë gjë që mund të ndikojë në dhënien e pëlqimit për largimin e tij nga Prishtina.
Tekniku i “Demave të Kuq”, Ilir Daja do ta priste me krahëhapur një futbollist me përvojë aq të madhe si Lilaj, i cili ka luajtur edhe në Europa Ligë.