Sport

Liga Unike mes Kosovës e Shqipërisë në futboll, ja çfarë thotë Ibrahimi

Labinot Ibrahimi ka folur për çështje të ndryshme në një intervistë për Panorama Sport.

Mbrojtësi i Arbërisë së Dobrajës, që në të kaluarën ka luajtur për shumë vjet me Prishtinën dhe Partizanin e Tiranës, ka komentuar edhe ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri në basketboll.

Ai është shprehur pessimist se një gjë e tillë mund të ndodh edhe me futbollin.

“Do të ishte një gjë shumë e bukur, por nuk besoj që do të ndodhë ndonjëherë. Them kështu, se logjikisht është më mirë siç jemi, pasi kemi mundësi që të përfaqësohen më shumë ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në Europë. Përfitimet dhe kënaqësia është më e madhe në këto pozita sesa të merrnin pjesë vetëm 3-4 klube nga trojet shqiptare në Evropë”, tha Ibrahimi,

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madrid – Shakhtar, formacionet zyrtare

Sport

Java e tetë e Superligës, këto ndeshje luhen në vikend

Sport

Daku tregon se kujt i falënderohet për super formën e tij

Sport

Munishi pasi e mposhti Dritën: Shefi nuk e ka gjithmonë mirë, por është gjithmonë shef