
Liga e Veteranëve të futbollit tè Kosovës, KFV Mitrovica dhe FFK, organizojnë ndeshjen memoriale për nder të donatorëve të viteve të 90-ta, shkruan BlicMedia.
KFV Mitrovica dhe Reprezentacioni i Veteranëve të Kosovës do të zhvillojnë ndeshjen memoriale për nder të Habib Sylejmanit, Bahri Llapashticës dhe Kemajl Brojës, të cilët kontribuan shumë për futbollin kosovar.
Ndeshja zhvillohet me 25.12.2020 në stadiumin e Trepçës ’89, me bari sintetik me fillim nga ora 13:30. /BlicMedia.net