Sport

Liga e Parë vjen sot me super ndeshje

Starti i xhiros së 24-të në Ligën e Parë do të nis me gjashtë ndeshje shumë interesante. Nga tri ndeshje në secilin grup, A dhe B, do të zhvillohen këtë të shtunë (24 prill), teksa përplasen pretendentët për Superligë dhe skuadrat që duan të mbesin ende në këtë rank garash, shkruan Gazetasheshi.com.

Dueli më interesant i ditës zhvillohet në kryeqytet, me ç’rast përplasen ‘kusherinjtë’ mes vete. Flamurtari sfidohet nga 2 Korriku, në njërën nga pengesat e fundit drejt rikthimit në Superligë dhe njëherit nga pengesat më të vështira.

Përballje interesante do të ketë edhe në Grupin A, pasi që skuadrat pretendente luajnë ndaj atyre që duan sigurimin e mbijetesës. Dukagjini përballet me Onix Banjën, ndërkohë Istogu e pret A&N.

E shtune (Grupi A)

Dukagjini – Onix
Istogu – A&N
Liria – Trepça

(Grupi B)

Flamurtari – 2 Korriku
Dardana – Kika
Ulpiana – KEK-u

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?