Sport

Liga e Parë vjen me dy ndeshje interesante

Java e gjashtë në Ligën e Parë do të nis sot (e martë) me dy ndeshje interesante, një në Grupin A dhe tjera në Grupin B, shkruan Sheshi.info

Padyshim që vëmendja do të jetë në Mitrovicë, pasi aty ballafaqohen dy skuadra rivale të qytetit Trepça ’89 dhe Trepça. Përballje kjo e cila është një derbi në futbollin Kosovar.

E veçantë e kësaj se këto dy skuadra herën e fundit në një ndeshje në ligë janë takuar në sezonin 2016/17, edicion ky ku ‘89-shi ishte shpallur kampion i Superligës, teksa Trepça kishte rënë nga elita.

Por që tani dy ekipet gjenden në Ligën e Parë dhe që opsioni i tyre në këtë përballje është fitorja.

Ndërkaq në Grupin B, Ferizaji e mirëpret Flamurtarin. Kjo ndeshje pritet të sjellë një rivalitet të forte në fushë pasi “Ujqërit” e kërkojnë fitoren e pare, teksa “kuqezinjët” të tretën në këtë edicion.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00 dhe Sheshi.info do të ju mbaj të informuar për çdo ndryshim eventual.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës