Sport

Liga e Parë vazhdon javën e katërt me gjashtë supersfida!

Futboll të bukur ku pritet edhe spektakël golash do të jetë edhe në Ligën e Parë, pasi sot (e diele) zhvillohen plotë 6-të ndeshje në kuadër të javës së katërt në Grupin A dhe B, shkruan Sheshi.info

Në Grupin A ndeshje më interesante pritet të jetë në “Riza Lushta” ku ballafaqohen Trepça ’89 dhe Onix, derisa dy ndeshjet tjera do të jenë Drenasi – Istogu dhe A&N – Rahoveci

Ndërsa në Grupin B takim më i zjarrtë pritet t’i vë përballë derbin rajonal në mes Vllaznisë dhe Vitisë, teksa dy përballjet tjera janë Kika – Flamurtari dhe Ferizaji – Vushtrria.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen nga ora 16:00 dhe Sheshi.info do të ju mbaj të informuar për çdo ndryshim rezultati në kohë reale.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit