Sport

LIGA E PARË | Tri ndeshje interesante, vëmendja në Malishevë e Kamenicë

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të xhiros së tretë në Ligën e Parë në futboll.

Në grupin A, Drenasi do ti bëj konak A&N. Kurse, Dukagjini do të jetë mysafir i Malishevës. Ndërsa, në grupin B do të jetë një takim interesant në mes Dardanës dhe Vllaznisë së Pozheranit, shkruan GazetaSheshi.

“Bilbin” kryesor në sfidën, Drenas – A&N, do ta ketë, Ilir Mehmeti me asistentë, Arnold Bacaj e Bajram Kabashi. Kurse, takimin Malisheva – Dukagjini do ta drejtojë, Lirim Jashari me asistentët, Hekuran Osmani e Albion Hyseni.

Takimin e vetëm në grupin B drejtësinë do ta ndajë, Ardit Halilaj me asistentët, Florim Jakupi e Hasan Lallo.

Të gjitha këto takime do të fillojnë nga ora 15:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët

Sport

Sonte fillon faza e grupeve e Europa League, na presin sfida shumë interesante

Sport

Sot fillon kampionati i Ligës së Veteranëve në futboll