Sport

Liga e Parë me duele të zjarrta në fundjavë, vëmendja në Klinë

Java e 24-të në këtë fundjavë, pritet të sjellë ndeshjet tejet interesante në kuadër të Grupit A dhe B të Ligës së Parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Në Grupin A ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë në mes Dukagjinit dhe Onix, ndërsa po në këtë ditë zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes Istogut dhe A&N.

Në të njëjtin ditë po në Grupin A, zhvillohet edhe dueli i dy ish-skuadrave të Superligës në mes Lirisë dhe Trepçës. Kurse ditën e diele në këtë grup mbyllet me ndeshje.

Në Grupin B vëmendjen kryesore do e marrë takimi i dy skuadrave kryeqytetase Flamurtari – 2 Korriku. Ndërkohë javën në këtë grup e mbylli dueli ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Vllaznisë së Pozheranit e cila zhvillohet ditën e hënë.

Orari i ndeshjeve të Ligës së Parë

Java e 24-të

Grupi A

E shtune (24 prill) – 15:00

Dukagjini – Onix

Istogu – A&N

Liria – Trepça

E diele (25 prill) – 15:00

Vëllaznimi – Drenasi

Malisheva – Vushtrria

Grupi B

E shtune (24 prill) – 15:00

Dardana – Kika

Ulpiana – KEK-u (luhet në Shtime)

Flamurtari – 2 Korriku

E diele (25 prill) – 15:00

Vitia – Ferizaji

E Hënë (26 prill) – 15:00

R-Sadiku – Vllaznia P (Stadiumi i 2 Korrikut)

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës