Sport

Liga e Parë LIVE: Rezultatet momentale, Trepça ’89 – Trepça dhe Ferizaj – Flamurtari

Java e gjashtë në Ligën e Parë do të nis sot (e martë) me dy ndeshje interesante, një në Grupin A dhe tjera në Grupin B, shkruan Sheshi.info

Padyshim që vëmendja do të jetë në Mitrovicë, pasi aty ballafaqohen dy skuadra rivale të qytetit Trepça ’89 dhe Trepça. Përballje kjo e cila është një derbi në futbollin Kosovar.

E veçantë e kësaj se këto dy skuadra herën e fundit në një ndeshje në ligë janë takuar në sezonin 2016/17, edicion ky ku ‘89-shi ishte shpallur kampion i Superligës, teksa Trepça kishte rënë nga elita.

Por që tani dy ekipet gjenden në Ligën e Parë dhe që opsioni i tyre në këtë përballje është fitorja.

Në Grupin B, Ferizaji e mirëpret Flamurtarin. Kjo ndeshje pritet të sjellë një rivalitet të forte në fushë pasi “Ujqërit” e kërkojnë fitoren e pare, teksa “kuqezinjët” të tretën në këtë edicion. Sheshi.info do të ju mbaj të informuar për çdo ndryshim eventual.

LIVE:

GRUPI A:

TREPÇA ’89 1:0 TREPÇA

GRUPI B:

FERIZAJ 0:0 FLAMURTARI

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit

Sport

Faza e dytë starton në mesjavë, vëmendja në Gjilan!