Sport

Liga e Parë: Këto janë rezultatet e takimeve të sotme

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me ç’rast janë shënuar rezultate tejet interesante.

Istogu është ndalur sërish në Grupin A, derisa këtë herë ka qenë skuadra e Lirisë që ka barazuar me ‘troftat’ me rezultat të bardhë 0-0.

Në ndeshjen tjetër Trepça ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Drenasi në luftë për mbijetesë.

Grupi A

Istogu – Liria 0-0
Drenasi – Trepça 0-1

Në Grupin B fitore tejet të rëndësishme kanë shënuar dy skuadrat kryeqytetase përballë atyre nga Anamorava. Flamurtari e ka mposhtur Dardanën, sikurse ka bërë edhe 2 Korriku ndaj Vitisë, me rezultat identik 2-1.

Po me këtë rezultat ka triumfuar edhe KEK-u ndaj Ramiz Sadikut.

Grupi B

2 Korriku – Vitia 2-1
KEK-u – Ramiz Sadiku 2-1
Flamurtari – Dardana 2-1

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur