Sport

Liga e Dytë: Bashkimi dhe Sharri realizojnë fitore për tu ngjitur në kreun e tabelës!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Me dy ndeshjet e ditës së hënë Liga e Dytë edhe zyrtarisht ka mbyllur siparin e javës së dytë.

Bashkimi i Koretinit ka triumfuar bindshëm përballjen me Galaksinë e Gjilanit, teksa e ka mposhtur në udhëtim me rezultat 0-4, raporton Gazetasheshi.com.

Fitore të rëndësishme në udhëtim ka realizuar edhe Sharri nga Hani i Elezit, derisa ka mposhtur ekipin e Rilindjës nga kryeqyteti me shifrat 2-4.

Për dy këto ekipe ishin fitoret e dyta këtë kampionat dhe kryesojnë lidershipin së bashku me Fushën Kosovën dhe FC A&N që gjithashtu kanë nga gjashtë pikë të grumbulluara në këtë fillim kampionati.

Sikurse Bashkimi i Koretinit, po ashtu edhe Sharri nga Elez Hani janë kandidatë për tu rikthyer në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv