Sport

Lideri i mesfushës së Milanit drejt transferimit te Barcelona

Franck Kessie është në skadencë kontrate dhe në gjurmët e tij janë vendosur shumë skuadra. E fundit e përfshirë në garë është Barcelona.

Katalanasit duan ta afrojnë falas, çka mund të ndërlikojë bisedimet e mesfushorit me kuqezinjtë për rinovimin.

Ndërkohë, ai nuk duket i qetë siç u pa edhe dje kur gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në vend të tij u fut Bakajoko, që mund të jetë edhe zëvendësi në të ardhmen.

Sidoqoftë, francezi duhet monitoruar pasi dje u dëmtua dhe nuk dihet sa do të qëndrojë larg fushave.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane