Sport

Lewandowski ‘zgjedh’ trajnerin e Bayernit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Robert Lewandowski ka dhënë mendimin e tij lidhur me atë se kush duhet të jetë trajneri i Bayern Munich.

Bayern ka ndarë rrugët me Niko Kovac, pasi kroati nuk arriti të instalonte një lojë dominuese tek bavarezët, dhe rezultatet negative i hapën derën e largimit atij.

Skuadrën në ndeshjet e fundit e udhëhoqi Flick, i cili duket se ka edhe besimin e yllit kryesorë të skuadrës, Lewandowski.

“Besoj se Hansi Flick është njeriu i duhur” ka thënë Lewa për ‘TVN24’.

“Ai duhet të ketë një shans që të jetë trajneri ynë, të paktën deri në fund të sezonit” ka shtuar polaku.“Kemi raporte të mira me të dhe taktikat e tij janë të nivelit të lartë” ishin fjalët e yllit të Bayern.

Mbetet të shihet nëse bordi drejtues i Bayern do t’i jap mundësinë Hansi Flick që ta udhëheq skuadrën këtë sezon.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv