Lajme

Lëvizja VETËVENDOSJE hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme

Lëvizja VETËVENDOSJE hap fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

Pjesëmarrrës do të jenë Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit dhe ud. Presidentja Vjosa Osmani të shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Nënkryetaren e Lëvizjes Dr. Fatmire Kollçaku, kandidaten nga Lista Vjosa, Donika Gërvalla, kandidaten Rozeta Hajdari dhe kandidatët e tjerë Gramos Agusholli, Faton Peci, Rrustem Leti, Anxhelina Krasniqi, Besnik Zeqiraj dhe Jeton Lajqi.

Në Prishtinë fushata do të hapet në ora 10:00 tek Teatri Kombëtar. Pjesëmarrës do të jenë kandidatët për deputetë Arben Vitia, Avni Dehari, Glauk Konjufca, Fitim Uka, Albana Xharra, Jeta Statovci, Hatixhe Hoxha, Lumnije Mikullovci, Leonora Svarca, Shenaj Shala, Eman Rrahmani, Rreze Duli, Ardian Gola, Hysamedin Feraj dhe Tinka Kurti.

Në Prizren fushatën do ta hapet në ora 10:00 në sheshin e shadërvanit. Pjesëmarrës do të jenë kandidatët për deputetë Artan Abrashi, dr Haxhi Avdyli, Yllza Hoti, Hajrullah Çeko së bashku me Kryetarin Mytaher Haskuka.

Në Ferizaj fushata të do të hapet në ora 10:00 me fillim tek sheshi i qytetit. Pjesëmarrës do të jenë Hekuran Murati, Valon Ramadani, Dimal Basha, Shqipe Metaj Isufi, Ekrem Mustafa, Enveri Haliti, Alban Bajrami.

Në Gjakovë fushata do të hapet në ora 10:00 me fillim tek Çarshia e vjetër. Pjesëmarrës do të jenë kandidatët Agon Batusha, Mimoza Kusari Lila, Jahja Koka, Ali Tafarshiku.

Në Gjilan fushtata do të hapet në ora 10:00 me fillim tek Teatri i Qytetit. Pjesëmarrës do të jenë kandidatët Arbëreshë Kryeziu, Alban Hyseni, Luan Aliu, Arjeta Rexhepi.

Në Besianë fushata do të hapet në ora 12:00 në sheshin e qytetit, me pjesëmarrjen e kandidatëve Fitim Haziri, Fatmir Humolli. Driton Hyseni, Vendenis Lahu së bashku me Kryetarin e Komunë prof. Shpejtim Bulliqin.

Në Mitrovicë në ora 10:00 kandidatët për deputetë e hapin fushatën nga sheshi i qytetit. Pjesëmarrës Armend Muja, Xhelal Sveçla, Arjeta Fejza, Albulena Haxhiu dhe Edmond Pruthi të shoqëruar nga Kryetari Baftiri dhe Nënkryetari Mujka.

Po ashtu dhe në komunat e tjera kandidatët tanë në sheshet e qytetete e qytezave do ta nisin fushatën tonë zgjedhore.

Postime të ngjajshme
Lajme

NISMA nuk e kaloi pragun, por sa vota mori Fatmir Limaj

Lajme

Këta janë pesë milionerët që u zgjodhën deputetë të Kuvendit të Kosovës

Lajme

Albin Kurtit i ndryshon ‘matematika’, ja sa deputetë i duhen për formimin e qeverisë

LajmeZgjedhjet 2021

Ku u votua më shumë Vjosa Osmani?