Sport

Lëshimi amatoresk i Flamurtarit në ndeshjen e barazhit, e dërgon klubin në disiplinë

Dukagjini shënoi fitore në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Flamurtarit.

Skuadra nga Klina fitoi me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Flamurtarit kishte udhëtuar për këtë përballje vetëm me një palë fanella, duke mos e përmbushur obligimin e skuadrave mysafire, të cilat duhet t’i kenë dy palë fanella me ngjyra të ndryshme.

Për këtë lëshim, Komisioni disiplinor ka hapur inicim disiplinor ndaj Flamurtarit.

Vendimi i plotë:

Inicim disiplinor

-ndaj: KF Flamurtari; MOTIVI: Mos posedimi i dy palë fanellave me ngjyra të ndryshme për lojë, që është obligim i ekipit mysafir sipas nenit 81, paragrafi 3 i propozicioneve të garave, për çka ishte vonuar fillimi i ndeshjes për dymbëdhjet (12) minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89