Show Bizz

Leonardo DiCaprio fotografohet në momente intime me të dashurën gjatë pushimeve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me të dashurën, në Positano të Italisë.

Fituesi i çmimit “Oscar”, dhe Camila Morrone, janë fotografuar së fundmi duka ndarë momente intime me njëri-tjetrin, në jahtin e tyre luksoz.

DiCaprio ishte i veshur me rroba banje të zeza, gjersa e dashura e tij 22 vjeçare dukej mjaft atraktive në një palë bikini njëpjesëshe.

Sipas burimeve, thuhet se dyshja kohëve të fundit po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, me çka edhe po ngjallin aludime për një fejesë të mundshme së shpejti.

Se janë mëse të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë e paparacëve, të cilat sjellin çastet kur çifti shijojnë intimitetin e tyre në një xhakuzi.

Pushimet për dyshen filluan pas premierë së filmit “Once Upon a Time in Hollywood” – film ky në të cilin 44-vjeçari luan një prej roleve kryesore.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto