Sport

Leon Dajaku pritet të zyrtarizohet te kjo skuadër e Bundesligës

Leon Dajaku pritet të zyrtarizohet së shpejti te skuadra e Union Berlinit që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.

Futbollisti i Bayern Munichut, pritet të huazohet te Union Berlini për 1 vjet e gjysmë, mësojnë burimet e “KOHËS”.

Gjatë ditës u raportua se për shërbimet e tij janë interesuar edhe disa skuadra tjera si Milani, Koelni dhe Nice. Dajaku 19-vjeçar është sulmues i krahut, derisa te Bayerni u transferua në vitin 2019. Ai si futbollist është zhvilluar në akademinë e VfB Stuttgartit.

Aktualisht, Dajaku ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin II, derisa i ka shënuar tri gola dhe e ka një asistim. Dajaku ka ndeshje të zhvilluara edhe me të rinjtë e Përfaqësueses së Gjermanisë.

Me Gjermaninë U19 ka gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe ka shënuar tri gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Arbëria, Ballkani dhe Llapi janë akomoduar në të njejtin hotel për fazën përgatitore

Sport

Feronikeli mposhtet në miqësore, ish-sulmuesi i Ballkanit i shënon gol

Sport

Super Milot Avdyli: Ylli kosovar i shënon gol kampionit të Zvicrës

Sport

Muharrem Jashari ia uron ditëlindjen Edison Kqikut me një video qesharake që nuk duhet ta humbisni