Sport

Lëndohet ylli i skuadrës, Klopp paralajmëron një mungesë të gjatë të sulmuesit

Sulmuesi i Liverpool, Roberto Firmino, u dëmtua në ndeshjen e mesjavës kundër Atletico Madrid, në Champions League.

Analizat mjeksore kanë konfirmuar një tërheqje muskulore, por që rezultoi shumë serioze.

Mungesa e Firmino do të jetë e madhe për ‘the reds’, sa i takon ndeshjeve në vazhdim, dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Klopp ka theksuar se sulmuesi brazilian do i duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

‘Sa i përket Firminos nuk kam lajme të mira. Ka pësuar një tërheqje e cila ka rezultuar të jetë shumë serioze dhe Firmino ka qenë i pafat. Ne nuk e dimë me saktësi se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por nuk do të rikthehet shpejt edhe pse në mes është pauza e kombëtareve’, theksoi Klopp.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *