
Një aksident ka ndodhur në shatin Poklek të Drenasit, ku si rezultat kanë mbetur të lënduar 6 persona.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti. Në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 15:40 në rrugën Komoran -Drenas (fshati Poklek) ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar 6 persona.”, ka konfirmuar Ahmeti.