Sport

Leicester show: Vardy – Party në Etihad, turpërohet keq Manchester City

Leicester City e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-2 Manchester Cityn në Etihad

Skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers ka triumfuar ndaj asaj të Pep Guardiolas, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e tretë në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net

Manchester City e nisi mirë takimin ku kaloi në epërsi me një super gol të Mahrez në minutën e 4′.
Por, më pas erdhi radha për Jamie Vardyn që shënoi hat-trik[37′, 54′, 58′], ku dy herë realizoi nga penaltia.

Maddison u përkujdes për një eurogol, ku në minutën e 77-të shënoi për mrekulli nga distanca.

City deri në fund arriti ta ngushtonte epërsinë në 4-2 me anë të Ake që realizoi me kokë në minutën e 84′, por ‘Dhelprat’ shënuan sërish me anë një tjetër penaltie që e konkretizoi Tielemans në minutën e 88′ për rezultatin përfundimtar 5-2.

Me këtë fitore Leicester zë vendin e parë në Premier Ligë me 9 pikë, derisa Manchester City është në pozitën e 13-të me vetëm 3 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët