Sport

“Legjendat” u japin zemër futbollistëve të Llapit para duelit vendimtar me Prishtinën!

Të mërkurën (21 prill 2021) zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Kupën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.

Kjo gjysmëfinale e zjarrtë do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi në këtë ndeshje futet më e qetë pasi që në ndeshjen e parë në kryeqytet ka triumfuar me rezultatin 2-3 dhe kjo pritet të jetë përparësi e madhe për djelmoshat e Tahir Batatinës që po e kërkojnë finalen e madhe.

Skuadra llapjane sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para këtij dueli shumë të rëndësishëm. Në këtë seancë stërvitore kanë qenë të pranishëm edhe tifozët e klubit, “Legjendat”, të cilët ia dhënë pëkrahjen e fundit para duelit të nesërm.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?v=1155851248194291

Skuadra që kualifikohet në finale do të përballet me KF Dukagjinin nga Klina.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës