Sport

“Legjendat” reagojnë ndaj Llapit: Bëmë shumë kilometra por nuk na respektuat

Llapi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në Conference League të zhvilluar ndaj Shkupit me rezultat 2:0.

Ky rezultat i zbeh gjasat e llapjanëve për të ecur tutje, derisa për ta nxehur edhe më shumë atmosferën në skuadër janë përkujdesur tifozët e Llapit “Legjendat” të cilët kanë kritikuar futbollistët që nuk i respektuan sa duhet.

Sipas tifozëve të tyre në përfundim të ndeshjes nuk shkuan afër tyre, por që u larguan në zhveshtore, gjë që kanë shprehur shqetësim në taborin e ‘ultrasave’.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Falenderojm tifozerinë e Shkupit, Ultras Shvercerat për mikepritjen qe na bën neve si tifogrup.

Falenderojme agjensionin Zhitia Turist per transportin e tifozeve nga Podujeva ne Shkup.

Ne si “Legjenda” udhetuam me dy autobusa dhe shume vetura private.

Ne ishim prane skuadres ton te zemres ne ndeshjen historike ne Evrop, ne nuk i lam vetem djemt tane te cilet nuk na nderuan ne fund te takimit.

Reagojmë ndaj kryesis, shtabit dhe futbollisteve ne krye me kapitenin e KF Llapit te cilet nuk na respektuan sepse per ta bem shumë kilometra kurse nuk erdhen te na pershendetnin ne fund te ndeshjes.

Ata iken menjeher ne zhveshtore duke mos na respektuar fare neve si tifozeri qe e kemi pritur qe nje kohe te gjatë kete moment.

Perpos humbjes se djeshme me shume na dhemb fakti qe nuk na respektuat sesa humbja, ndersa per kapitenin nese nuk eshte ne gjendje t’i udheheq lojtaret e vet le te hek traken sepse pergjegjsia e kapitenit eshte te kete ndikim te lojtaret si ne momente te mira ashtu edhe ne te kqia. /Demokracia.com

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur

Sport

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës

Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës