Sport

“Legjendat” me kreativitet, organizohen për ta parë ndeshjen finale në sheshin “4 Dëshmorët”

Me 12 maj të këtij viti do të zhvillohen 90′ minuta të finales së Kupës së Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo ndeshje është historike për të dy skuadrat, pasi për herë të parë gjenden në finale të Kupës dhe fituesi i këtij takimi rezervon biletën për Ligën e Evropës.

Duke e ditur rëndësinë e kësaj ndeshje, tifozeritë e dy skuadrave kanë filluar të mendojnë për kreativitetin e tyre se si ta shikojnë këtë takim, pasi sipas rregullores ndeshja do të luhet pa tifozë dhe kjo është mëkat për të dyja palet, në një takim kaq të rëndësishëm.

Megjithatë tifo grupi llapjan “Legjendat” dhe nëngrupi “1932” e kanë gjetur mundësinë për ta shikuar këtë ndeshje.

Kryesia e tifo grupit së bashku në kordinimin me klubin dhe kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, janë kordinuar që ta organizojnë ndjekjen e ndeshjes në sheshin “4 Dëshmorët” sipas proceduarave të parandalimit të Covid-19 me distancë 2 metra.

Po ashtu “Legjendat” kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët dëshirojnë ta shikojnë takimin, të jenë të pajisur me ngjyrat kaltër e bardhë dhe me këto ngjyra do ta dekorojnë edhe sheshin “4 Dëshmorët.

Postimi i plotë nga “Legjendat”:

Përshëndetje qytetarë llapjanë, anëtarë të tifogrupit “Legjenda” dhe nëngrupit 1932
Siq edhe jeni njoftuar, skuadra e Llapit më 12 maj do të zhvilloj ndeshjen vendimtare të këtij edicioni, finalen e Kupës ndaj Dukagjinit. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 20:45 në “Fadil Vokrri” dhe me gjasë pa praninë e shikuesve.

Kryesia e Legjendave në koordinim me klubin dhe Komunën e Podujevës ka mbajtur takime për organizimin e mirëfilltë të kësaj ndeshjeje në qytetin e Legjendave.

Në takimet e mbajtura me Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u koordinuam që të organizojmë ndjekjen e ndeshjes nga Sheshi 4 Dëshmorët me anë të projektorit, gjithnjë në respektim të masave anti-covid: distancën 2m, mbajtjen e maskave dhe pajisjeve mbrojtëse të cilat janë OBLIGATIVE për të marrë pjesë në organizim.

JU LUTEMI të keni parasysh se jemi në vëzhgim të organeve kompetente të sigurisë(Policisë dhe Inspektoriatit) andaj mos krijoni tollovi përshkak se mund të na shkoj huq organizimi.

Ju lutemi të keni parasysh të keni pajsijet me simbolet e Legjendave dhe Llapit (maica, shalla, duksa).

Poashtu qyteti i Podujevës, përkatësisht Sheshi 4 Heronjtë do stoliset bardh e kaltër të cilët do jenë në Shesh për të simbolizuar përkrahjen për skuadrën e qytetit.

Të dashur llapjanë, jemi të vetëdijshëm se po krijohen presione të caktuara nga individë të ndryshëm mbi skuadrën e Llapit, por kjo nuk na pengon në mobilizimin tonë për ta arritur synimin, sjelljen e trofeut në Llap.

Është moment vendimtar për ta mbështetur fuqishëm skuadrën edhe pse jo nga tribunat aty ku e kemi vendin, por ne llapjanët jemi të mobilizuar për ta përkrahur skuadrën edhe nga sheshi i qytetit.

Llapjanë të nderuar, ta mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Ta mbështesim rrugën e djelmoshave pas shumë sfidave drejt sjelljes së trofeut. Ta përkrahim KF LLAPIN – Krenarinë e qytetit.

Postime të ngjajshme
Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi