Sport

Legjenda kroate nderon çmimin ‘Fadil Vokrri i Artë’

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Me datë 1 tetor, në Prishtinë për herë të parë do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimit ‘Fadil Vokrri i Artë’.

Nën organizimin e shoqatës Hermes, me në krye gazetarin e mirënjohur sportiv, Lirim Zalla, ky eveniment do të mbledh personalitete të shquara të botës shqiptare dhe më gjerë, shumica miq të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Eventi, i cili organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të nderojë figurën e Vokrrit përmes çmimeve për personalitete të shquara.

E, tashmë ftesën për pjesëmarrje në këtë ngjarje e ka konfirmuar legjenda kroate e futbollit, Davor Suker.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kroacisë dhe një nga njerëzit që më së shumti ndihmoi në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar do të jetë në Prishtinë më 1 tetor.

Ai do të jetë një nga personalitetet që do të nderohet nga ceremonia e organizuar në nderim të Vokrrit.Ndryshe, kjo ngjarje do të jetë e përvitshme.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv