Sport

Legjenda gjermane Lothar Matthaus sulmon ashpër Pep Guardiolën

Mesfushori legjendar gjerman Lothar Matthaus, nuk është kursyer aspak me kritika në adrësë të trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke i cilësuar si të gabuara zgjedhjet e spanjollit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Për “Sky Sport Germany”, Mateus u shpreh:

“Ishin zgjedhjet taktike të Guardiolas ato që ndikuan në humbjen e Cityt në finale e Ligës së Kampionëve. Guardiola e dobësoi ekipi duke zgjedhur formacionin 3-5-2 në vend të 4-3-3 për ndeshjen kundër Chelseat.

Ai donte të bënte diçka të veçantë, duke dashur të provonte edhe një herë se ai mund të befasonte gjithçka dhe të gjithë. Dhe në vend të kësaj një ekip që nuk ishte më i forti e mundi dhe është paradoksale që ata e bënë këtë gjë në një finale.

Tuchel? Unë jam i lumtur që ai është menaxheri i tretë gjerman që fiton Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit. Ajo që ai ka bërë me Chealsin është diçka më e madhe se ajo që bëri Liverpooli dhe Bayerni më parë”, e mbylli fjalën e tij ish-futbollisti.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë