Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Trajneri i Anderlecht, Vincent Kompany ka lavdëruar shumë skuadrën shqiptare të Laçit në një konferencë për media.

Anderlecht dhe Laçi do të përballen të enjten (nesër) në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikimeve për garë e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës.

“E gjithë kjo është thjesht një burokraci dhe nuk besoj se është ndonjë gjë e madhe por gjithsesi e rëndësishme është që unë jam pranë skuadrës dhe dëshirojmë të bëjmë mirë”, tha ai.

“Nuk e kemi nisur mirë sezonin, por nuk ndihem nën presion. Ne kemi ardhur në Shqipëri për të fituar dhe besoj që do t’ia dalim mbanë dhe pse llogaritë do të bëhen në përfundim, pas ndeshjes së kësaj të enjteje dhe asaj të javës së ardhshme”, shtoi ai.

“Në nuk e nënvleftësojmë kundërshtarin. Sigurisht i bëjmë llogaritë me veten tonë, por Laçit i kam parë 2-3 ndeshjet e fundit për të kuptuar mënyrën sesi luajnë. E di që lojën e tyre e bazojnë në një mbrojtje shumë të fortë dhe besoj se nuk do ta kemi të thjeshtë të përballemi me ta, sepse kanë treguar në disa ndeshje që nuk është e thjeshtë t’iu shënosh gol”, tha Kompany.

“Megjithatë ne do të bëjmë të gjitha përgatitjet dhe të sigurohemi që të bëjmë një paraqitje të mirë nesër”, përfundoi Vincent Kompany.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar