Sport

Legjenda e Liverpoolit ‘nxehet keq’ me tifozët e United që u futën në Old Trafford

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness ka kritikuar tifozët që hodhën objekte brenda Old Trafford gjatë protestave të së dielës, kundër pronarëve të Manchester United.

Një grup i madh i tifozëve të Djajve të Kuq hynë me forcë në stadium përpara ndeshjes së Ligës Premier me The Reds, e cila më vonë u shty.

Pamjet treguan se një turmë e madhe ishte nisur drejt portës, ku Souness ishte në rolin e analistit për Sky Sports.

Ndërsa Gary Neville, Roy Keane dhe Jamie Carragher mbrojtën të drejtën e tifozëve për të protestuar, Souness dënoi veprimet e tyre.

“Nëse kjo do të kishte goditur ndonjërin prej nesh, ne do të ishim të shtrirë në spital të plagosur përgjithmonë në njërën anë të fytyrës tonë”, ka thënë ai. “Kështu që nuk është një situatë e qeshur”.

“Dikush na hodhi një kanaçe të plotë birre. Përsëri, nëse kjo ju kap në vendin e gabuar, kjo madje mund t’ju vrasë. Pra, le të mos jemi të butë rreth situatës. Kjo është e papranueshme”.

Souness gjithashtu filloi një mbrojtje të befasishme të familjes Glazer, duke këmbëngulur që zemërimi i tifozëve të United ndaj pronarëve të tyre është “keqdrejtuar”.

“Nuk mendoj se do [të ketë ndikim]”, shtoi ai. “Glazers, që kur Fergie [Sir Alex Ferguson] doli në pension, u ka dhënë trajnerëve të njëpasnjëshëm mbi një miliard euro për të shpenzuar. Unë mendoj se janë 719 milionë euro shpenzime neto gjatë tetë viteve”.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të luhet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpoolit, por me gjasë mund të luhet edhe të hënë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s