Sport

Legjenda braziliane: Messi – Ronaldo, ky është futbollisti më i mirë në botë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rivaldo nuk ka dyshime në lidhje me futbollistin më të mirë në botë.

Rivaldo ka thënë se Leo Messi është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

Ish futbollisti i Barcelonës ka përmendur yllin argjentinas në krye të listës, para Cristiano Ronaldos.

“Për momentin Messi”, deklaroi Rivaldo për “El Larguero”, transmeton lajmi.net.

“Cristiano Ronaldo është i dyti, kurse të tretin nuk e kam menduar. Neymar nuk do të jetë i treti. Për të gjitha që kanë ndodhur në sezonin e fundit”, u shpreh ai.

Rivaldo ka mbështetur bashkëkombësin e tij të rikthehet në La Ligë pas spekulimeve rreth transferimit te Barcelona.

“Nëse kthehet në futbollin spanjoll, sezonin e ardhshëm mund të hyjë në mesin e tre futbollistëve më të mirë”, theksoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv