Sport

Leci tallet me Llapin dhe Batatinën

Ish-futbollisti i njohur, Liridon Leci, ka ironizuar me ish-klubin e tij, Llapin, në lidhje me pjesëmarrjen në Evropë.

I ftuar në emisionin “2me1” në RTV 21, Leci ka deklaruar që Llapi nuk mori pjesë në Evropë edhe pse e fitoi Kupën, pasi që shkoi vetëm deri në Shkup.

Ai e vlerësoi lartë potencialin e futbollistëve, por theksoi që problemi është te Tahir Batatina.

“Llapi e fitoi Kupën, por nuk doli në Evropë. Ata ishin vetëm deri në Shkup, Maqedonia nuk është Evropë”, u shpreh Leci me mahi.

“Llapi ka vërtetë skuadër shumë të mirë me futbollistë kualitativ, mirëpo problemi është diku tjetër. Nuk mund të jesh edhe trajner, edhe drejtues dhe gjithçka tjetër”, vazhdoi ai.

Leci këtë vit i vari këpucat në gozhdë, duke u pensionuar.

Ai në vitet e fundit ishte një prej mbrojtësve të krahut më të mirë në Kosovë.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=193828346231699

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *