Sport

Leart Emini flet për forcën e Trepçës’89

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trepça’89 është cilësuar si njëra nga skuadrat që bëri befasinë më të madhe kur e mposhti Gjilanin me rezultat 4:1. Gjilani drejt Mitrovicës kishte udhëtuar si favorite e madhe dhe shumëkush e vlerësoi si me fat ekipin mitrovicas.

Megjithatë, kështu nuk mendon edhe përforcimi i Trepçës’89, Leart Emini i cili shënoi golin e katër për “minatorët” ndaj Gjilanit. Ai nuk mendon se fati i solli fitoren Trepçës’89, por fitorja erdhi si rezultat i një loje të bukur.

“Mendoj që e kemi mposhtur Gjilanin me meritë dhe nuk ka të bëjë aty me fatin. Të gjitha golat qoftë edhe nga penalltitë kanë ardhur nga aksionet që kemi punuar në stërvitje”, ka thënë Emini për Zëri.info, duke folur nëse Trepça’89, ka forcë ta ruajë këtë ritëm.

“Ne do t’i marrim ndeshjet me qetësi dhe nga ndeshja në ndeshje të fokusohem për kundërshtarët e radhës ngase secilën ekip në këtë vit është vështirë ta mposhtesh”, ka thënë Emini, i cili e ka komentuar edhe formën personale.

“Sa i përket formës momentale, shpresoj vetëm në ngritje në çdo takim dhe normal jam i lumtur kur mund te jepi kontribut në fitoret e ekipit tim”, ka përfunduar Leart Emini.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv